E rrëzuam Kurtin sepse na prishi raportet me Amerikën

03 prill 2020 | 08:32

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se qeveria e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, u rrëzua sepse bëri dëme të mëdha dhe i prishi raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Mirë është me rrëzu një qeveri që nuk ka koordinim mes partnerëve. Ne kemi menduar që edhe rrëzimi i qeverisë nuk është fort e favorshme, por edhe kjo qeveri kështu bëri dëme shumë të mëdha sepse ka prishur raportet me Amerikën”, është shprehur Lekaj.

Lekaj ka thënë se qeveria Kurti mori vendime në disfavor të qytetarëve. “Agim Veliu thotë se jam për gjendje të jashtëzakonshme dhe tani këta njerëz marrin vendime pa pasë asnjë problem dhe që shkon në disfavor të qytetarëve”, ka shtuar Lekaj.

Ai Lekaj thënë se Kurti i mashtroi amerikanët, për dallim nga Haradinaj që refuzoi ta heqë taksën, por nuk i gënjeu asnjëherë e as nuk i mashtroi. “Haradinaj ka thënë se unë i kam thënë Amerikës se nuk e heq taksën, por asnjëherë nuk i ka mashtruar qytetarët siç ka bërë Kurti”, ka deklaruar Lekaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me propozim të ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora…