E sheh

19 mars 2021 | 10:18

Kjo jam unë, rreze drite në syrin tënd
Ndoshta nuk qaj por shpirti më dhemb
Ndihem keq larg teje pa të prek
Ndoshta s’mund të ta them por,
e kuptoj se vetëm ty të ndiej në shpirt.

Ti s’më beson sepse s’më shijove
Unë ndoshta nuk di të ta shpreh
Por s’dua të të humbas kurrë
Je i vetmi lot që rreshqet syrit tim.

Ti do mbetesh kuptimi i një puthjeje
Një ndjenjë e bukur mbetur një ëndërr
Një freski kujtimi që më bën të të ndiej
I vetmi lot që rrokulliset faqeve të mia.

Valbona R.Hadri
18.03.2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diplomatët amerikanë dhe kinezë u përplasën rëndë me njëri-tjetrin në…