E shpallin të vdekur nga mbidoza dhe nisin homazhe, Bebe Rexha reagon e tmerruar
Mediet e huaja kanë rënë pre e një “fake newsi” dhe kanë shpallur të vdekur nga mbidoza këngëtaren me origjinë shqiptare Bebe Rexha. Por ky lajm ka tmerruar vetë këngëtaren e cila ka reaguar në rrjete sociale e tronditur duke e përgënjeshtruar lajmin.
Mediet e huaja kanë rënë pre e një “fake newsi” dhe kanë shpallur të vdekur nga mbidoza këngëtaren me origjinë shqiptare Bebe Rexha.
Por ky lajm ka tmerruar vetë këngëtaren e cila ka reaguar në rrjete sociale e tronditur duke e përgënjeshtruar lajmin.
“Lajmi i fundit: CNN ka konfirmuar që ylli i popit Bebe Rexha ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së drogës në shtëpinë e saj në Kaliforni. Familja e Bebe Rexhës ka lëshuar një deklaratë për shtyp duke thënë: Ajo ishte drita në jetën tonë. Ne do ta vlerësonim privatësinë në këto kohë të vështira”, shkruante statusi në Twitter i shpërndarë nga një person.
Edhe pse lajmi ishte i rremë, disa përdorues në rrjetet sociale bënë homazhe për “këngëtaren e ndjerë”. Më pas vetë këngëtarja ka përgënjeshtruar lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.
“O Zot i madh na ruaj, ndalo dreqin. Jesus. Unë qëndroj jashtë linjës për tre ditë dhe jo vetëm që kam vdekur, por kam vdekur nga mbidoza e një droge?!?!”, shkroi ajo më tej në statusin e saj në Twitter.
Omg god forbid what the hell. That’s messsd up god forbid https://t.co/JVqnu1TGFJ
— Bebe Rexha (@BebeRexha) February 3, 2021