“E shpëtuam babën”, Mozzik me fjalë prekëse nga spitali
06 prill 2020
| 14:25
Dy reperët e njohur shqiptar, Mozzik dhe Getinjo, së fundmi janë përballur me diçka shumë të rëndë.
Babai i tyre Gazmend Aliu ka pësuar infarkte në zemër mirëpo me intervenimin e shpejtë të mjekëve ka shpëtuar.
Lajmin e mirë e ka ndarë Mozzik në llogarinë e tij në “Instagram” ku ka prekur të gjithë me fjalët që ka shkruar.
“E vetëm ti Zot je ai që bën mbrekullira, e që ti vendos se do a rrimë ende, a po do e lëmë këtë botë. Falë Zotit dhe mjekëve me intervenim të shpejtë e shpëtuam Babën Gazmend nga infarktet në zemër. Kjo qenka jeta po të çuditka! Të dua bacalok. Faleminderit Zot! Faleminderit mjekëve!”, ka shkruar ai.