E shqetëson ish-i dashuri përmes telefonit, gruaja lajmëron policinë
08 maj 2024
| 08:40
Një grua në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se është duke u shqetësuar vazhdimisht përmes telefonit nga ish i dashuri i saj.
“NGACMIM- Mitrovicë Veri 07.05.2024 – 09:43. Ankuesja kosovare, ka njoftuar se vazhdimisht është duke u shqetësuar përmes telefonit nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me kërkesë të ankueses është lëshuar urdhër mbrojtës për çka është njoftuar edhe i dyshuari. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.”