E sotmja agoi, Shkëlzen Gashi ende këshilltar i Kurtit
Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili ka bërë shkarkime të shumta, po i kërkohet me këmbëngulje shkarkimi i këshilltarit të tij, Shkëlzen Gashi. Shkarkimin e tij e kanë kërkuar edhe deputetë e ish-deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe deputetë të partive politike në Kosovë. Gashi në një intervistë në emisionin Frontal në T7 tha se anëtarë të UÇK-së dyshohet se kanë vrarë 1 000 civilë serbë.
Mbrëmë vonë Kurti në “Facebook” tregoi për shkarkimin e kryeshefave të KEK-ut, Telekomit dhe Infrakosit. Aty komentuesit i kërkuan me këmbëngulje shkarkimin e Gashit.
Deri më tani Kurti nuk ka reaguar lidhur me këtë çështje.
“Shkarkone menjehere ate keshilltar. Keshilltari nuk jep opinione politike, po jep qendrime. Çdo kush qe gabon pagun çmim”, shkruan një komentues.
“Shkarko kshilltarin qe foli tmerr per UÇK mos prit mu bo nesr se osht von marre osht me pas kshilltar te till –UÇK”, shkruan një tjetër e sa e sa të tjerë poshtë tij:
“Une si votuese e LVV dua Shkarkim te menjehershem te keshilltarit tend Shkelzen Gashit”
“Shkëlzen Gashi, nuk e ka vendin në qeverin Kurti! Është e papranushme gjuha denigruse ndaj UÇK-së, nga kushdo qoftë ai!”