E sulmoi me thikë mjekun kujdestar, dërgohet në mbajtje
25 qershor 2023
| 09:06
Është arrestuar dje një person në Ferizaj.
Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar me thikë mjekun kujdestar në Qendrën Emergjente të Ferizajt.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“SULM- Ferizaj, 24.06.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në Qendrën Emergjente të Ferizajt pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) mjekun kujdestar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.