E sulmon pasi nuk merren vesh për parkimin e veturave, arrestohet i dyshuar
20 gusht 2021
| 09:24
Një person është arrestuar në Prishtinë, të enjten rreth orës 19, pasi kishte sulmuar dhe kanosur një person.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, i dyshuari kishte sulmuar viktimën pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur rreth parkimit të veturave.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.