“E takoja shpesh Papa Gjon Palin II, ka mundësi që të na njeh Vatikani, Kosovës duhet ti kthehet emri Dardani”, platforma me të cilën ka hyrë në garë ish-gazetari Engjëll Koliqi
Engjëll Koliqi, kandidati i listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), një ish-gazetar i Radio Vatikanit i ka hyrë garës për të marrë një ulëse në Kuvendin e Kosovës me një platformë që ai e ka quajtur “Kosova dje, sot e nesër”.
Ai ka folur edhe për jetën e tij, si i burgosur i regjimit komunist, pasi që ishte deklaruar haptazi si një anti-komunist, për përvojën e tij në radion e Selisë së Shenjtë.
Ka rrëfyer për raportet që ka pasur me Papa Gjon Palin II, të cilin e ka përshkruar si një njeri që e ka dashur shumë kombin shqiptar, platformë të cilën e ka sqaruar në detaje në një intervistë dhënë Gazetës Insajderi.
Ai në këtë rrëfim të gjatë ka shpjeguar se cila është mundësia që Vatikani, si njëri nga shtete me shumë ndikim në botë, ta njohë pavarësinë e Kosovës, pasi që Republikën e ka njohur tashmë Izraeli.
Një nga nismat që thitë Koliqi që do ta bëjë në Kuvendin e Kosovës është edhe një rezolutë, që ai pret që të merr mbështetje, që sipas tij t’ia kthej Kosovës emrin e vërtetë- Dardani.
Numri që ai mban, 103, në listën e AKK, është numri që ai e ka zgjedhur vetë. Tregon edhe arsyen pse e ka bërë këtë dhe cila është simbolika e këtij numri.