E tërë kjo hajni dhe rrugaçëri, për një mandat

06 mars 2025 | 13:58

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Votat e Martinit dhe të Donikes: Përfaqësuesit e injorancës politike dhe mohuesit e UÇK-së, menjëherë kur kuptuan se me vota të rregullta dhe pa koalicion me hajvanët, nuk e bëjnë dot qeverinë, shpresat i varnin te votat e opozitës sidomos pasi u numëruan “votat e Martinit dhe të Donikës” e që dolën të jenë afërsisht 82 për qind. Martin GEN Berishaj, me emrin artistik, Martin Struja, i barte votat me vete dhe privatisht sikur të ishin eurot e GEN-it të Beogradit që i nxori në një bankë në Prishtinë, sikur të ishte në Bahçen e (Albin) Babës. Martin Struja ishte intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës, sigurisht jo për shkuarje në Haxh mirëpo duket se nuk ia lë as shenjën më të vogël të përgjegjësisë për kumarinë me Serbinë ndryshe nuk do të ngatërrohej me vota të diasporës. Është peng i paudhësive dhe të palarave të veta dhe për t’i shpëtuar lavatriçes së ligjit, ka hyrë në kanalizimin e Kurtit, për të shpëtuar prapanicën! Donika Shvarci, kryeinjorantja e diplomacisë dhe besnikja e Gjykatës Raciste Speciale, pasi i shndërroi ambasadat dhe konsullatat në qendra të prostituimit diplomatik, ua shtoi edhe një detyrë shtesë, trafikimin me votues dhe vota. Prandaj ishin 82 për qind. Për këtë arsye kori i injorantëve dhe antikombëtarëve deklaronte se votat me postë të diasporës do të jenë përcaktuese për formimin e qeverisë Kurthi 3. Kur nuk u doli si menduan, po e godasin LDK-në kinse për manipulim me vota me postë. Po të mos i fitonte LDK-ja 30 për qind të këtyre votave dhe po t’i fitonte 5 për qind, askush nga LDK-ja nuk do të akuzohej për manipulim. Po akuzohet djali i Salih Çekajt pse mori aq shumë vota në diasporë por nuk përmendet fare zemljakja e Radoiçiqit, Limoza Kulari – Gadafi apo antikombëtare Hekuran Murati që mendimin për UÇK-në dhe luftën çlirimtare e ka si të Vulinit. Votat me postë të LDK-së e shembën diktaturën, e ndezën një dritë në fund të tunelit. Antikombëtarët dhe antiçlirimtarët e LV-së me votat e diasporës llogarisnin të fitojnë 50 deputetë. Pastaj, pasi e siguruan një mandat në pikën e LV-së në Livaxhë me aktivistin Nenad Rashiq, i bënin 51 deputetë e që mjaftonin ta bëjnë qeverinë Kurthi 3 pasi t’i bashkëngjisin edhe 10 vota të deputetëve të pakicave joserbe. Listën Serbe e ruanin si mundësi të artë. Nuk iu doli ashtu, me një këmbë janë në opozitë. Krejt varet nga opozita e tashme, aspak nga pushteti në largim.

Zgjedhjet përfunduan, si bëhet qeveria: Kemi rezultatet preliminare të zgjedhjeve, thuaja një muaj pasi përfunduan zgjedhjet. Kemi Listën e deputetëve që fituan mandatin përfaqësues. LV-ja kishte 47 mandate, me votat e Martin GEN Strugës dhe Donikë Zezës – Shvarc, me rrugaçëri në QNR e fituan vetëm një mandat, tash i kanë 48. PDK-së ua vodhën një mandat Martin GEN Struja dhe Donikë Zeza, bashkë me rrugaçët e QNR-së që me muskuj prej huliganëve donin ta shndërronin në arenë të Arteve marciale. LDK-ja ruajti 20 deputetë sikur që AAK-Nisma mbetën në 8 deputetë.

Si e formon LV-ja qeverinë? Shumë lehtë. I ka 48 mandate, 49 me Rashiqin dhe 59 me deputetët joserbë. Nëse riaktivizohet hot line apo linja e nxehtë Kusari – Radoiçiq, nuk shoh arsye të ndodhë ndryshe, LV-ja e bënë qeverinë me 69 deputetë. Ndërkombëtarët do të përjetonin orgazëm me këtë kombinim. Nëse Serbia, për ta ngritur pazarin politik e mbanë anash Listën Serbe atëherë opozita e tashme, edhe pa Listën Serbe do ta formonte qeverinë me 62 deputetë. Krejt varet nëse opozita do të bashkohej, pa kushtëzime. Politikisht dhe strategjikisht, nëse LV-ja e formon qeverinë e pakicës pashmangshëm do të shembej. Opozita do të forcohej për zgjedhje të radhës. Mirëpo, në rastin që e kemi, lënia e qeverisë në duar të autokratit Kurti paraqet rrezik të madh. Ose duhet të formohet një qeveri me konsensus të gjerë, pa Kurtin kryeministër ose do të përfundojmë si Koreja e Veriut. Me Marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit, Albin Kurti e ka dhunuar brutalisht integritetin territorial të Kosovës sikur dhe sovranitetin. Kurti është i gatshëm ta nënshkruan këtë marrëveshje, madje këmbëngul. E pamë si mashtruan bashkë me Donikë Zezën për Manastirin e Deçanit, më shumë se tre vite refuzuan ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, brenda natës e bënë mashtrimin duke ua lëshuar fletën poseduese popave të Manastirit për pronat që ua kishte ndarë Millosheviqi. Kurti para zgjedhjeve e ka luajtur të fortin, pas zgjedhjeve, nëse udhëheq në qeverinë do të realizojë çdo detyrim që e ka pranuar. Nëse e merrni Listën e 10 më të votuarve të LV-së, 80 për qind janë antikombëtarë dhe antiuçk, mos të flasim nëse lëshohemi në pjesën tjetër të listës. Veteranët e luftës bënë mirë që nuk u zhytën në kanalizimin antikombëtar dhe anti-UÇK të Hajnrullah Çeko,  Faraonit të Pejës, Hekuran Paramilitarit, Donika Zezës, Zhivadinit të punëve të brendshme,  doktor hajnit dhe pencave tjerë. Nëse opozita e formon qeverinë nuk duhet ta zbatojë marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit. Nëse e zbaton, le të bashkohet me Kurthin, më m..t nuk bëhet. E mira e së mirës është të mos bashkohen me Kurthin, në asnjë kombinim. Mos të certifikohen si hajvanë të Kurthit. Kurthi është në zor të madh, ka nevojë për të gjithë që e pranojnë çizmen e tij. Sikur që e kanë pranuar këta pecët e LV-së. Rrezik paraqesin këta që janë mbetur jashtë loje. Këta të LV-së e duan ta formojnë qeverinë me çdokënd sepse iu lirohen vendet për rehatimin e prapanicave të tyre. Edhe këta të opozitës e kanë të njëjtin hall.

Mirëpo jam i sigurt se qeveria e ardhshme nuk lind pa ndrikullat ndërkombëtare. Shumë shpejt e shohim.

Kurthi vs Drejtësisë: Albin Kurti nuk njeh Prokurori apo Gjykatë jashtë LV-së. I fyen prokurorët dhe gjykatësit vet si luan. Për të mbajtur kondicionin kundër drejtësisë i ka zagaret kujdestarë! Nuk po paraqitet në Prokurori sepse po i fton në zyrën e tij që e ka shndërruar në Prokurori kundër armiqve politikë, mediave armike, shoqërisë civile armike. Kurti nuk ka kundërshtarë, ka vetëm armiq të projektuar. Me mishin e tyre i ushqen gladiatorët partiakë. Albin Kurthi nuk dorëzohet, vetëm shkruan. Atë që e shkruan e plason si të vërtetë të vetme, të pakundërshtueshme. Që e bënë në emër të humanizmit, për njerëzimin dhe për qytetërimin. Daç Shullc, një kryebandit dhe kryekriminel i viteve të 30-ta në Amerikë, ndonëse kushte vrarë shumë të pafajshëm, kishte plaçkitur dhe dhunuar kudo ku ka mbërritur, në çastin kur ishte plagosur për vdekje nga agjentët federalë, me gjakun e tij kushte shkruar në mur porosinë e fundit: “po vdesë për të mirën e njerëzimit dhe mbrojtje të ligjit….”. Albini po e sfidon shtetin përmes mohimit të ligjit. Sigurisht se nuk ia del. Pablo Eskobari, në majat e lavdisë së tij kur kushte një armatë sa tre herë FSK e sotit, 15.000 ushtarë, me armatim të rëndë,  helikopterë dhe madje edhe aeroplanë, nuk e mundi shtetin e Kolumbisë. Ai caktonte kush do të bëhet kryetar dhe deputetë, prokurorë dhe Gjykatës, sikur Kurti sot. Madje, e ndërtoi një burg vetëm për veten e tij. Përkundër të gjithave, i erdhi puna pisk nga ushtria kolumbiane dhe DEA amerikane. Kur me një rast bënte ftohtë, për ta ngrohur vajzën e vogël dhe veten, në vend të druve që nuk i kishte,  ua vuri flakën disa miliona dollarë, që i kishte me shumicë. As kjo nuk e shpëtoi, e vranë sikur të ishte një hajn i pulave. E humbi pushtetin, e humbi edhe jetën. Kur po e krahasoj situatën aktuale të Albin Kurtit që nuk e ka pushtetin real, po  më kujtohen Miti i Fetonit dhe poema e Gëtes: “Nxënësi i Magjistarit”. Nga këto dy raste del një porosi e qartë: “Kurrë mos ushtro pushtet, të cilin nuk mund ta kontrollosh!” LV-ja, përveç injorantëve që e përbëjnë shumicën absolute, ka edhe intelektualë të kalibrit të prof. dr. Ramçes i cili shumë lexon mediat e huaja, ato të Beogradit dhe Sputnikun. Prandaj edhe dominon mbi analistët e vdekshëm. Ai mund t’ua zbërthejë elitës injorante të LV-së edhe Mitin e Fetonit si dhe poemën e Gëtes.

Deri vonë nuk e kam kuptuar pse Albini ka rreth vetes aq shumë injorantë. E kuptova kur e lexova një shprehje të njohur të George Orwell-it: “Injoranca është forcë”. Prandaj është Albini aq i fuqishëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e “Epopesë së Ushtrisë…