E theri rumunin 60 herë me thikë, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm
07 nëntor 2021
| 09:02
Një shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm në Angli.
Erlin Hasa goditi me thikë një rumun për më shumë se 60 herë, duke e lënë të vdekur në vend.
Sipas raportimit të BBC-së ai e qëlloi pa mëshirë 43-vjeçarin Marian Savu, pasi e ndoqi nga një festë në Perry Barr dhe në fund e vrau në një rrugë.
Ngjarja ka ndodhur në Birmingham më 2 mars.
35-vjeçari e ka mohuar vrasjen e rumunit, babait të tre fëmijëve, por u shpall fajtor nga një trup gjykues në Gjykatë Birmingham.
Gjykatësi Francis Laird tha se Hasa do të dënohet si fillim një minimum prej 23 vitesh në burg, përpara se të mund të konsiderohej një mundësi për lirim.