E thotë Borrelli: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, kyç për rrugën e Kosovës në BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të shtunën me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak
Këtë takim Kurti e zhvilloi në kuadër të Konferencës e Sigurisë në Mynih,.
Sipas komunikatës së ZKM-së, në kë takim u diskutua për procesin e dialogut dhe propozimin evropian, të iniciuar nga Franca dhe Gjermania dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia.
Po ashtu u fol për takimin e radhës në Bruksel të thirrur për 27 shkurt nga Bashkimi Evropian.
Një takim të këtillë e konfirmoi edhe shefi i diplomacisë së BE-së me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’. Borrell tha se normalizimi i marrëdhënieve është kyç për anëtarësimin e Kosovës në strukturat evropiane.
U takova me Albin Kurtin në #MSC2023 për të diskutuar nevojën për të avancuar në Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili është kyç për rrugën e Kosovës në BE. Ne do të takohemi në Bruksel për Takimin e Dialogut të Nivelit të Lartë më 27 shkurt”, njoftoi Borrell.