E thotë mikrobiologu: S’është e vërtetuar se temperatura e lartë e shkatërron virusin

12 mars 2020 | 22:38

Mikrobiologu Lul Raka, në T7, ka thënë se ende nuk është vërtetuar nëse temperatura e lartë e shkatërron virusin.

“S’është e vërtetuar se temperatura e lartë e shkatërron virusin”, është shprehur Raka.

Tutje, mikrobiologu tregoi se disa persona e shpërndajnë më shumë koronavirusin se sa të tjerët.

“Ekziston një kategori e personave të cilët mund të shpërndajnë virusin më shumë se sa të tjerët, edhe pse që të dy janë të infektuar njëjtë. Këta persona quhen super shpërndarës”, ka thënë Raka.

“Sa më vrastar është virusi, aq më pak bartet edhe pse nuk ka terapi specifike për koronavirus”, shtoi Raka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Siç njofton nga Londra, korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry…