E thotë OBSh-ja: Po, mund të infektoheni dy herë me Covid
13 tetor 2020
| 08:31
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë me dije se janë shënuar raste të pacientëve që janë infektuar dy herë me Covid-19.
Ghebreyesus në një konferencë për media është përgjigjur në pyetjen nëse ekzistojnë dëshmi se një pacient i shëruar mund të infektohet sërish nga koronavirusi.
“Kanë ekzistuar disa shembuj ku njerëzit e infektuar me Covid-19 janë infektuar për herë të dytë. Shumica e njerëzve që janë të infektuar me virusin zhvillojnë një përgjigje imune brenda javëve të para, por ne nuk e dimë se sa e fortë ose e qëndrueshme është ajo përgjigje imune, ose si ndryshon për njerëz të ndryshëm”, deklaroi Ghebreyesus.