E tmerrshme | Nëna s’dinte maqedonisht, infermierja hakmerret duke dhunuar foshnjen e saj 3 muajshe
13 korrik 2024
| 11:53
Një foshnjë tre-mujore, e cila po qëndronte me nënën për trajtim të gjatë në Klinikën për Fëmijë në Shkup, është dhunuar nga personeli i klinikës.
Familjarët e foshnjës dyshojnë se kjo ka ndodhur si pasojë e një konflikti verbal që ata kishin pasur gjatë ditës së pranimit me motrat medicinale. Motrat ishin nervozuar pasi nëna dhe gjyshja e foshnjës nuk kanë ditur të komunikojnë në gjuhën maqedonase, raporton PortaliX.
Pas njoftimit të drejtorit të klinikës dhe shefes së repartit për rastin, ata tentuan të bindin prindin e foshnjës që të mos fliste para kamerave, me pretekst se motrat që kishin dhunuar foshnjën do të dënohen me vërejtje.