
E rëndë: Ky është i riu që mbeti i vrarë në Vushtrri, del fotografia e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Vushtrri, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë, i plagosur me armë zjarri. Sipas informacioneve të Gazetës Sinjali, viktima është Ardit Zymeri, i lindur më 2006.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 20:30, në rrugën “Galip Badivuku”. Nga pamjet e siguruara, viktima shihet i shtrirë në tokë.
Zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti, ka konfirmuar lajmin. Ai tha se policia ka pranuar informacionin për të shtëna nga arma e zjarrit rreth orës 20:35, dhe ka njoftuar se viktima, një mashkull kosovar rreth 19 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, ndërsa ende nuk ka të dhëna për të dyshuarin.
Sipas raporteve të “Mitropol”, tashmë është arrestuar një person i dyshuar për vrasjen, por policia ende nuk e ka konfirmuar këtë informacion.