
E turpshme/ LVV e përjashton nga partia ikonën e basketbollit
Edmon Azemit i ka kushtuar me përjashtim nga Lëvizja Vetëvendosje vota për buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2025.
Ikona e Prishtinës, një punëtor i madh si në parket dikur si lojtar edhe pas saj në zyra si menaxher sportiv, është përjashtuar turpësisht nga Vetëvendosje këtë muaj. Made ai është quajtur interesgji nga ish partia e tij.
Lajmi u bë i ditur të premten (sot) në një mbledhje të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Në nisje të seancës, Azemi dhe kolegu i tij Berat Lahu u vendosën në ulëset e përcaktuara për asamblistët e pavarur në asamblenë komunale.
Në një deklarim në seancë, Lahu hodhi kritika të ashpra në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe shefit të asamblistëve të saj në Prishtinë, Gëzim Sveçlës.
Pas publikimit të lajmit, Vetëvendosje reagoi me një komunikatë të turpshme për “përjashtimin e dy asamblistëve”.
“Berat Lahu dhe Edmond Azemi nuk janë më pjesë e Lëvizjes VETEVENDOSJE!, me vendim të komisionit disiplinor të Lëvizjes. Vendimi i parë është marrë me datën 10.03.2025”.
“Votimi dhe prezenca në seanca në të cilat dëmtohet interesi publik dhe tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve për interesa të ngushta, janë arsyet e këtij përjashtimi. Rruga jonë është gjatë dhe vështirë, ata që për interesa personale tjetërsojnë këtë rrugëtim nuk kanë vend në Lëvizje!”, tha Vetëvendosje në komunikatë.