E ujiti lulen për dy vjet, gruaja tregon se si e kuptoi se ishte prej plastike
05 mars 2020
| 11:58
Caelie Wilkes, një grua nga Kalifornia, kishte ujitur një lule për dy vjet, ndërsa më vonë e kuptoi se ishte plastike.
Sipas mediave të huaja, ajo kishte publikuar “mjerimin” e saj në llogarinë e saj në “Facebook”.
“Ndihem sikur këto dy vjetët e fundit kanë qenë një gënjeshtër për mua”, ka shkruar Wilkes. Ajo rastin e kishte zbuluar krejt rastësisht kur u përpoq ta ndërronte vazon e saj, teksa aty pa që ajo në të vërtetë ishte e rreme.