
E vërteta e 10% taksës së Kosovës ndaj SHBA-së
UNMIK-u e ka qeverisur Kosovën nga viti 2000-2008. Ka pasur pushtet pothuajse absolut. Qeveritë tona vendore të asaj kohe kanë vrapuar vetëm si Muça pas Daive, sepse kush bash për asgjë s’i ka pyetur. UNMIK-u kryesisht është drejtuar nga evropianët me shumë serbë me pasaporta joserbe, rusë dhe aleatë të tyre, përfshirë këtu dhe shqiptarë nga Kosova e Shqipëria, një pjesë e të cilëve mjerisht kanë qenë vetëm kinseshqiptarë.
UNMIK-u ka qenë 100%përgjegjës për ekonominë e Kosovës duke filluar nga privatizimet pothuajse të dështuara, de-industrializimin e vendit, korrupsionin masiv, shpërdorimin e pronave, decentralizimin në baza etnike, rritjen e varësisë ekonomike të Kosovës ndaj rajonit, futjen e Kosovës në CEFTA pa e pyetur fare qytetar zezën, ngritjen e taksës ndaj mallrave të SHBA-së, pra ngulfatjen e ekonomisë së Kosovës.
UNMIK-u ka përndjekur pandërprerë Krerët e UÇK-së (Grupin e Llapit, Dukagjinit dhe Drenicës) dhe pati ndërtuar inxhiniering për poshtërimin e luftës së UÇK-së, për rritjen e antiamerikanizmit, për lejimin e xhamijëzimit dhe ramazanizimit të përditshmërisë për t’i hapur rrugë Zajednicës dhe Eksterritorialitetit të kishave ortodokse, i ka fryrë përçarjes (përçaj e sundo) mes Krerëve të UÇK-së dhe LDK-së ku është ndihmuar fuqishëm nga evopianët, serbët dhe rusët, me fjalë të tjera është përpjekur të ngulfasë çdo shpirt patriotik shqiptar, vetëm e vetëm për të parandaluar me çdo kusht krijimin e shtetit të Kosovës. UNMIK-u ka ndërruar vetëm rrobat në EULEX dhe ku ka punuar pandërprerë për të thelluar sa më shumë frymën anti-UÇK dhe anti-SHBA, gjersa e ka përgatitur terrenin për Gjykatën Speciale.
UNMIK-u ka pasur një armatë të tërë kinseshqiptarësh që s’kanë lënë gur pa lëvizur për të krijuar një frymë sa më anti-UÇK, sa më anti-shqiptari dhe sa më anti-SHBA. Pikërisht ata kinseshqiptarë që në atë kohë (2000-2008) vetëm në dukje na shiteshin si anti-UNMIK dhe pro-Kosovë, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë edhe sot njerëzit më anti-Kosovë, më anti-UÇK dhe më anti-SHBA, pavarësisht që na lozin e na shesin patriotizëm e trimëri.
Agron Hoti.