E vërteta tragjike, Zeka: Eulexi ka qenë organizatë kriminale

12 korrik 2021 | 23:16

Gazetari, Milaim Zeka ka reaguar pas deklaratave të ish gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons, për skandalet në misionin e BE-së.

Zeka është shprehur se Eulexi ka qenë organizatë kriminale, transmeton Periskopi.

“Në Eulex, ka pasë nja 20 përqind njerëzë të mirë. Njëri prej tyre ka qenë edhe shefi i Intelegjncës të Eulexit, një suedez, emrin e të cilit nuk po e përmend, edhe pse, personi në fjalë nuk jeton më.

‘Kam takuar disa italian të mirë, edhe gjerman, po pjesa më e madhe prej tyre, kishin ardhur në Kosovë me dy misione: me u pasuru, edhe me ngjyrosë UÇK-në dhe të gjithe ushtarët dhe përkrahësit, si njerëzë kriminel’, shprehet Zeka, raporton Periskopi.

Sipas Zekës po te thellohesh neper dosjet e perpiluara nga Eulexi, del se aty kane punuar imagjinatate e semura te njerezeve te punesuar ne kete mision, te cilet neper vendet e tyre ose ishin komplet te deshtuar ne profesionet e tyre, ose te atille qe kishin probleme me droge dhe alkool, si dhe njereze te divorcuar, ku frustrimi seksual ishte extrem i dukshem.

‘Mjafton me lexu dosjen e perpiluar dhe te ngritur kunder meje, per ta vertetuar se çfare kriminelesh kane qene prokuroret e Eulexit, duke filluar nga Salustro, e deri tek Diana Vilson, nje punonjese ushtarake britaneze, e cila as qe e kishte haberin e te qenurit prokurore‘.

Milaim Zeka thotë se Simmonsi e tha një të vërtetë të vogël.

“Per te gjitha keto kam folur qe me 2010. Simonsi e tha nje te vertete te vockel. Brukseli nuk ka dashte me hetu kete krim. Po te kishte dale e verteta, reagimi qytetare neper vendet e BE-se, do te ishte teper i madh. Izolimi qe po i behet Kosoves, eshte thjeshte nje gjeth fiku, per te mbuluar turpin dhe krimin e kesaje organizate kriminale ne Kosove…!!!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miliarderi britanik, Richard Branson, i cili zhvilloi dje një fluturim…