E vetmja mënyrë të shmanget rreziku është të dërgohet Kurti në opozitë

04 shkurt 2025 | 08:42

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka folur për reagimin nga emisari presidencial Richard Grenell për qëndrimin e qartë të administratës Trump në raport me Kurtin

Sinjali më i qartë se kurrë për Kosovën arriti dje pasdite kur emisari i posaçëm i presidentit Trump për misione speciale në botë, Richard Grenell, tha se Kurti nuk është partner i besueshëm për administratën Trump.

Për këtë, Milazim Krasniqi u shpreh se Kosova ndodhet para një rreziku të madh, mirëpo ky rrezik mund të shmanget vetëm nëse qeveria aktuale nuk vazhdon të qeverisë më tej.

“E vetmja mënyrë që të shmanget rreziku është që më 9 shkurt 2025 Albin Kurti të dërgohet në opozitë”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Profesori tha se rolin kryesor do ta kenë qytetarët e pavendosur të cilët mund ta ndryshojnë rezultatin të dielën e 9 shkurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë njoftuar për katër raste të…