E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet
22 qershor 2019
| 08:49
Kryetarja e Alternativës, deputetja Mimoza Kusari-Lila, beson se zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja e vetme për të dalë vendi nga situata aktuale politike.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” ajo ka shprehur optimizëm se qeveria Haradinaj do të rrëzohet përmes mocionit të mosbesimit.
Kusari-Lila ka deklaruar se pret që gjatë muajit korrik disa deputetë të koalicionit qeverisës do ta përkrahin këtë mocion.
Pas kalimit të mocionit të opozitës, sipas saj, zgjedhjet do të duhej të mbaheshin në verën e vonshme apo në vjeshtën e hershme.
Kusari-Lila ka thënë se qeveria e ardhshme do të ishte mirë të bëhej nga opozita e tanishme.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)