“E vrau dajën dhe i shkoi për vorrim”, filmin që e ndaloi Beogradi, mund ta shikoni në Youtube
08 janar 2024
| 09:08
Filmat që u “heshtën” nga Beogradi tanimë janë në youtube dhe mund t’i shikoni.
“Heshtja vret”, një film i metrazhit të mesëm, tregon një histori të vërtetë rreth një vrasjeje ku nipi e vret dajën.
Ky film është një punë e Colosseum Production, me producent Gani Veselin, regji Musa Isufi, skenar Shkëlqim Islami dhe producent ekzekutiv Xhulian Shabani.
Filmi u mbështet nga Qeveria e Kosovës dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar, si një shenjë respekti për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe kulturën e asaj pjese të popullit tonë.
Filmin e plotë nga sot mund ta ndiqni në Youtube: