E vrau i nxehti | U gjet i vdekur në arë, 20-vjeçari shqiptar sapo ishte bashkuar me familjen

09 korrik 2022 | 18:21

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike e ndodhur në Itali, ku një 20-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në një arë pranë një sere. Mësohet se shqiptari nuk kishte shumë që kishte gjetur punë në këtë serë.

Vetëm pak kohë më parë ishte bashkuar me familjen e tij, e cila kishte vite që jetonte në Sparanise, në Agro Caleno.

Ashtu si prindërit e tij, 20-vjeçari kishte gjetur punë në një fermë të madhe të specializuar në kultivimin e serave.

Dyshimet e para për vdekjen e papritur të tij, lidhen me temperaturat e larta, por priten rezultatet e autopsisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opozita serbe beson se pas deklaratës së presidentit të Serbisë,…