E zakonshme në Lindjen e Mesme, karkalecat bllokojnë trafikun
Pamjet e kësaj video janë parë në Lindje të Mesme. Këta që bien janë karkaleca aq të mëdhenj saqë e bllokojnë trafikun për disa orë.
Drejtuesit e automjeteve në Arabinë Saudite u detyruan t’i ndalonin makinat e tyre pasi ata kuptuan se stuhia e rërës që vinte, ishte në fakt një tufë e dendur karkalecash.
Një grup miqsh që ishin duke vizituar vendin, filmuan mijëra karkaleca të cilët mbuluan sipërfaqen e rrugës dhe zonat përreth.
Një vizitor tha: “Unë dhe miqtë e mi ishim në një makinë kur papritmas pamë atë që menduam se ishte një stuhi. Ne menduam se ishte thjesht një stuhi rërë dhe pastaj një sekondë më vonë u tronditëm nga ajo që pamë”.
Kjo po bëhet një dukuri e zakonshme në Lindjen e Mesme, Azinë e Jugut dhe pjesë të Afrikës Lindore, ku insektet paraqesin një kërcënim serioz për sigurinë e ushqimit dhe jetesën brenda rajonit.
Karkalecat janë të aftë të udhëtojnë në distanca prej 90 miljesh në ditë dhe shkatërrojnë sipërfaqe të mëdha të të lashtave në rrugën e tyre dhe lënë gjurmë shkatërrimi kudo që shkojnë.
https://www.youtube.com/watch?v=TV_4RwvCuSk&feature=emb_title