E zbulon Alesia Bami: I dashuri im duhet të ketë…
22 shtator 2020
| 14:58
Moderatorja e njohur, Alesia Bami, ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku foli rreth jetës së saj profesionale dhe asaj private.
Gjatë intervistës, dy moderatorët e njohur Isli Islami dhe Ori Nebijaj vendosën që ta ngacmonin paksa Alesian. Ata e pyetën bukuroshen brune nëse është në lidhje apo jo.
“Jo, jam single”, tha moderatorja e njohur, të cilën e pyetën se sa kandidatë janë në listë. “Nuk ka shumë”, tha duke qeshur Alesia.
Ajo u shpreh se partneri i saj i ardhshëm duhet që të ketë karakter të fortë dhe mos të jetë i mërzitshëm. Gjithashtu zbuloi se ka ca kohë që nuk është në një lidhje.