E zë muri, vdes një person në Vrellë të Istogut
28 maj 2019
| 17:27
Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, ka pranuar një informacion për një rast tragjik që ka ndodhur në fshatin Vrellë të Istogut.
Gjatë prishjes së një garazhe private një person e ka zënë muri. Personi në fjalë është dërguar nga qytetarët në Spitalin Rajonal në Pejë.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës është thënë se menjëherë njësitet e policisë pranë stacionit policor Istog, kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të kuptuar rrethanat e këtij rasti.
Ndër të tjera, policia ka bërë me dije se ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima Q.B. e lindur me 1970, mashkull/ shqiptar, në spital ka arritur pa shenja jete.
Policia është duke punuar për të hetuar rastin i cili është cilësuar “hetim i vdekjes”.