E zuri gjumi në kabinë, piloti lë pas destinacionin
29 nëntor 2018
| 11:03
Një pilot është vënë nën hetim, pasi e zuri gjumi në kabinën e një avioni komercial dhe e kaloi destinacionin e tij, një ishull australian 46 kilometra.
Piloti, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte i vetmi person në bordin e avionit me dy motorë, dhe e kishte vënë atë nën drejtimin e pilotit automatik gjatë fluturimit.