
E zyrtarizon UEFA: Ja ku do zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë
12 prill 2025
| 23:55
Kjo ndeshje i përket Grupit K për kualifikueset e Kampionatit Botëror.
UEFA e ka zyrtarizuar tashmë vendin se ku do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Sipas njoftimit në faqen e UEFA-s, stadiumi “Arena Kombëtare” do të jetë pritësja e sfidës. Kjo ndeshje i përket Grupit K për kualifikueset e Kampionatit Botëror. Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në orën 20:45. Ndeshja pritet të luhet nën masa të rrepta sigurie.
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, kuqezinjtë kanë grumbulluar tre pikë. Ata tashmë janë në vendin e dytë me tre pikë.