Eberl: E pakuptueshme mungesa e Musialas në listën për ‘Topin e Artë’

05 shtator 2024 | 13:59

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Max Eberl ndihet i befasuar me mungesën e Jamal Musialas në nominimet për “Topin e Artë”. Ylli gjerman i Bayernit, Musiala, nuk u përfshi në listën e 30 lojtarëve të për “Topin e Artë” duke e lënë të zemëruar drejtorin e Bayernit, Eberl.

“Jemi shumë të befasuar që në këtë listë mungon Jamal Musiala. Është krejtësisht e pakuptueshme”, ka thënë Eberl për DPA. Musiala ishte brilant për Bayernin sezonin e kaluar duke shënuar 12 gola dhe duke shtuar 8 asistime. Ai gjithashtu shënoi tre gola duke ndihmuar Gjermaninë të arrinte në çerekfinale të “Euro 2024”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berat Armagedoni Për mendjen e shëndoshë nuk ka logjikë që…