“Ec ma ndryshe”: Komuna e Prishtinës më transparentja
Organizata “Ec ma ndryshe” ka publikuar të hënën Indeksin e Reformës së Transparencës Komunale, ku komuna e Prishtinës del si komuna me nivelin më të lartë të transparencës gjatë vitit 2017.
Indikatorët që janë monitoruar dhe në të cilët është bazuar ky Indeks, janë: kryetari, drejtorët dhe anëtarët e Kuvendit, organizimi dhe funksionimi, puna e organeve politikëbërëse dhe vendimmarrëse, luftimi i sjelljeve të pahijshme dhe keqpërdorimeve, integrimi evropian, kontabiliteti dhe buxheti, kontratat e prokurimit publik, furnizimit dhe granteve, të punësuarit në administratën publike dhe organizatat/institucionet publike.
Gjithashtu është përfshirë edhe pasuria kapitale dhe jokapitale; informimi dhe shërbimi i qytetarëve, bashkëpunimi me shoqërinë civile, planifikimi urban dhe monitorimi i projekteve urbanistike.