Ecim përpara, s’ka asgjë që e ndal Republikën tonë të lirë

17 shkurt 2025 | 09:20

Presidentja e Ksoovës, Vjosa Osmani, ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Pas ngritjes solemne të flamurit, Osmani falënderoi të gjithë ata që dhanë jetën e sakrifikuan për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe sovrane.

Para medieve, e para e vendit tha se do të ecet para pasi, sipas saj, s’ka asgjë që e ndal Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane dhe të përjetshme.

“Është një ditë që ne ju themi faleminderit nga zemra, një falënderim të përhershëm për të gjithë ata që sakrifikuan dhe dhanë gjithçka në mënyrë që ne sot së bashku ta festojmë këtë ditë të shenjtë e historike. Duke filluar nga arkitekti i Pavarësisë sonë, presidenti historik, dhe komandanti legjendar Adem Jashari që udhëhoqi UÇK-në, e deri tek secili qytetarë i Republikës sonë që sakrifikoi me mundë e me gjak në mënyrë që sot të gëzohet kjo ditë. Edhe një herë në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës, faleminderit për kontributin e dhënë, do të ecim përpara sepse nuk ka asgjë që mund ta ndalë Republikën tonë të lirë, të pavarur, sovrane, dhe të përjetshme. Urime!”, tha Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nënë në Suharekë e ka raportuar të zhdukur vajzën…