Ed Sheeran i famshmi më i pasur në Britani, dyfishoi pasurinë për një vit
01 nëntor 2019
| 11:18
Ed Sheeran është klasifikuar si personi i famshëm më i pasur në Britani nën moshën 30 vjeç. Këngëtari pothuajse dyfishoi pasurinë e vet brenda një viti. 28-vjeçari u vlerësua në vitin 2018 se kishte një pasuri me vlerë 94 milionë dollarë. Ndërsa këtë vit, sipas listës së re të revistës “Heat”, pasuria e tij u vlerësua 170 milionë dollarë.
Ed Sheeran rrëzoi nga froni Adelen, e cila mbushi 31 vjeç në maj. Pjesa më e madhe e të ardhurave të Ed raportohet se vjen nga turneu i tij në botë “Divide”, që i siguroi 599.4 milionë paund fitime.