Ed Sheeran në gjyq për kopjimin e hitit “Thinking Out Loud”
06 janar 2019
| 13:26
Një Gjykatë në Amerikë ka hedhur poshtë thirrjen e Ed Sheeran në gjyq për një padi që e akuzon atë për kopjimin e pjesëve të këngës “Let’s Get It On” të Marvin Gaye.
Në vendimin e lëshuar të enjten, gjykatësi i rrethit Louis Stanton ka bërë me dije se një juri muzikore duhet të vendosë nëse është kopjuar tingulli nga Ed Sheeran ose jo.
Ai ka treguar se ka gjetur ngjashmëri të konsiderueshme në disa prej elementeve muzikore të dy veprave, por Sheeran ka mohuar përdorimin e pjesëve të këngës së vitit 1973 për hitin e tij “Thinking Out Loud”. Padia ndaj Sheeran është bërë nga Sony ATV Music Publishing dhe Atlantic Records.