
Ed Sheeran për albumin e ri: Nuk më intereson nëse dështon
24 prill 2018
| 11:43
Ed Sheeran ka zbuluar detaje të reja mbi albumin e ardhshëm. Ai ka thënë se nuk ka rëndësi nëse ky album i ri dështon.
Albumi i fundit i 27-vjeçarit ‘Divide’ ishte një sukses i madh mbarëbotëror. Në një intervistë me gazetën “Sunday Mirror”, artisti ka pohuar se albumi i ri nuk do të jetë pop. “E di që njerëzit presin që albumi i ri të jetë edhe më i mirë”, ka thënë Ed Sheeran.