
Ed Sheeran si rrallë herë poston fotografi me të fejuarën
30 nëntor 2018
| 14:26
Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn janë një çift “perfekt”. Këngëtari 27-vjeçar i “Shape of You” ka postuar në “Instagram” një moment të ëmbël me të dashurën e tij 26-vjeçare.
Në fotografinë që si rrallë herë, Sheeran ka postuar, çifti shihet i veshur me fanella të njëjta. Këngëtari i shumë hiteve në këtë fotografi e ka përqafuar të dashurën e tij nga prapa, teksa të dytë e shohin njëri-tjetrin në sy, plot dashuri.