Eda Zeqiri fiton garën në 400 metra stil i lirë në Lojërat Olimpike

25 korrik 2021 | 13:51

Notarja kosovare, Eda Zeqiri e ka fituar garën e saj në 400 metra stil i lirë.

Me kohë 4:38.02, ajo tani pret që të mësojë se a do jetë koha e saj e mjaftueshme për t’u kualifikuar në finale, ku marrin pjesë 8 sportistë.

Kujtojmë se Kosova ka fituar medaljen e artë në xhudo në ditën e parë të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Distria Krasniqi ishte xhudistja që u stolis me medaljen e artë në kategorinë e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania turistike “Deva Tours” ka reaguar pas aksidentit tragjik që…