Eddie Murphy bëhet baba për herë të dhjetë
05 dhjetor 2018
| 11:08
Eddie Murphy është bërë sërish baba. Aktori dhe e fejuara e tij, Paige Butcher, janë bërë prindër të fëmijës së tyre të dytë. Djali Max Charles Murphy që ka lindur ditën e premte, më 30 nëntor, është fëmija i dhjetë për aktorin.
“Të dy, si nëna edhe djali, janë shumë mirë me shëndet”, ka thënë zëdhënësi i Murphy për revistën “Us Weekly”. 57-vjeçari Murphy kishte bërë të ditur në muajin gusht se 39-vjeçarja Butcher ishte shtatzënë pasi ajo ishte parë në Beverly Hills me barkun e fryrë.