Eden Hazardi pritet të paguhet 1.3 milion euro në muaj
21 gusht 2018
| 13:56
Eden Hazard nuk do të largohet prej skuadrës së Chelseat gjatë këtij afati kalimtar.
Mesfushori i klubit anglez ishte në radarin e klubit spanjoll të Real Madridit, por që edhe këtë sezon ka vendosur të mbetet në skuadrën e drejtuar prej Maurizio Sarrit.
Kjo besnikëri e treguar nga ana e reprezentuesit belg do të shpërblehet edhe me rritje rroge.
Futbollisti sipas mediave britanike do të paguhet me rreth 340 mijë euro në javë, apo thënë ndryshe 1.36 milion euro në muaj.
Kontrata e 27-vjeçarit me Chelseat përfundon në verën e vitit 2020.
Londinezët janë në bisedime gjithashtu edhe me francezin N’Golo Kante, që gjithashtu ka pasur shumë kërkesa dhe po punohet për t’i rinovuar kontratën.