Ederson merr çmimin e portierit më të mirë për vitin 2023

15 janar 2024 | 22:46

FIFA është duke shpallur sonte më të mirët e vitit 2023, në një mbrëmje gala që po mbahet në Londër.

Çmimin “Portieri më i mirë” për vitin që lamë pas e ka fituar Ederson.

Braziliani ishte një prej më meritorëve në suksesin historik të Manchester Cityt, që fitoi tripletën.

“Qytetarët” në vitin 2023 u kurorëzuan me titullin e kampionit në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve, teksa fituan edhe trofeun e Kupës FA.

Manchester City gjithashtu fitoi edhe Superkupën e Evropës

Ederson në garën për këtë çmim mposhti Thibaut Courtois dhe Yassine Bounou.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot me vranësira e…