Edersoni vazhdon kontratën me Cityn

01 shtator 2021 | 14:29

Skuadra kampione e Anglisë, Manchester City e ka vazhduar kontratën me portierin Ederson.

28-vjeçari brazilian do të jetë pjesë e Cityt deri në vitin 2026, lajmin e ka konfirmuar klubi anglez.

“Ne jemi të kënaqur të ju njoftojmë se Ederson ka nënshkruar kontratë të re pesë vjeçare”.

Ederson në të kaluarën ka luajtur për Rio Aves, Benficën dhe Ribeiraon, derisa me Manchester Cityn është paraqitur në 148 ndeshje.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka arritur në Batumi, pas…