Edesa Ibrahimi, nxënësja që premton

18 shtator 2024 | 12:02

Shkruan: Fatmir Krasniqi, mësimdhënës i pensionuar

Ajo është nxënëse e klasës së 12 të shkollës “New York School of Science“ në Prishtinë.

Shkollë e njohur me nxënës të shkëlqyeshëm e të dalluar në mësime, dhe me mësimdhënës të përkushtuar e shembullorë.

Nxënësit e kësaj shkolle po shkëlqejnë me sukseset e tyre në gara e manifestime të ndryshme të diturisë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë.

E quajnë Edesa, ende nuk i ka mbushur 17 vjet, tashmë ka bërë emër dhe me punën, përkushtimin dhe talentin e saj ka hapur shumë rrugë dhe mundësi. Me secilin hap, ajo dëshmon se moshën nuk e ka pengesë, por mundësi për të shkuar më përpara.

Në fundin e vitit akademik 2023/24, Edesa u gjend përballë një zgjedhjeje që çdo nxënës do ta kishte dëshirë: TechGirls në ShBA apo Olimpiada Evropiane e Fizikës – EUPHO 2024 në Gjeorgji. Të dyja këto mundësi janë të rëndësishme dhe prestigjioze, por edhe të vështira për t’u zgjedhur. Por, ajo vendosi për TechGirls në ShBA – një program veror që fuqizon vajzat nga e gjithë bota dhe i frymëzon të vazhdojnë në fusha si Shkenca, Teknologjia, Inxhinieria dhe Matematika (STEM).

Nga 13 korriku deri më 5 gusht, Edesa, bashkë me Rea Gojanin dhe Suela Ferën, morën pjesë në programin TechGirls në SHBA, duke përfaqësuar me krenari Kosovën në një platformë ndërkombëtare.

No description available.

Përveç kësaj, Edesa dhe Rea, janë përzgjedhur të jenë anëtare të Këshillit të Rinjve të Ambasadës Amerikane për dy vite radhazi.

Një nga momentet më të veçanta për Edesën ishte kampi dhjetëditor në Virginia Tech, ku ajo pati rastin të marrë pjesë në ligjërata dhe aktivitete praktike në fushën e teknologjisë. Gjatë këtij programi, vajzat nga 37 vende të ndryshme prezantuan kulturat e tyre në Ditën e Prezantimit të Kulturave. Në këtë ditë, Edesa përfaqësoi Kosovën me dinjitet, duke mbajtur me krenari veshjen kombëtare dhe flamurin e vendit.

Pas kampit në Virginia Tech, udhëtimi vazhdoi në Kansas City, Missouri, si pjesë e programit Community Immersion. Gjatë qëndrimit pesëditor atje, ajo qëndroi me një familje amerikane dhe punoi në Children’s Mercy Research Institute, ku mësoi dhe u njoh me hulumtimet mbi qelizat e placentës dhe lidhjen e tyre me sëmundjet kardiovaskulare. Ishte një përvojë që e pasuroi jo vetëm në aspektin akademik, por edhe në atë njerëzor.

Kulmi i programit TechGirls erdhi me një vizitë pesëditore në Washington D.C., ku Edesa vizitoi NASA-n dhe pa nga afër ndërtimin e teleskopit Nancy Grace Roman – një nga momentet e veçanta. Ajo gjithashtu mori pjesë në një ngjarje të rëndësishme në Departamentin e Shtetit dhe vizitoi monumentet dhe muzetë e famshme të kryeqytetit amerikan.

Në përfundim të programit, ajo nuk kishte fituar vetëm njohuri akademike dhe përvojë, por edhe miqësi të reja me vajza nga ShBA, Jordania, Tunizia, Kirgistani, Mongolia dhe shumë vende të botës. Këto lidhje janë të çmuara dhe, bashkë me to, Edesa mori me vete kujtime që do ta shoqërojnë gjatë gjithë jetës.

No description available.

Edesa është një prej nxënëseve më të suksesshme në fushën e fizikës në Kosovë. Ajo ka fituar Olimpiadën e Fizikës për tre vite me radhë në komunën e Prishtinës, dhe këtë vit zuri vendin e tretë në Garat Republikane. Megjithëse kishte një ftesë për të përfaqësuar Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Fizikës në Gjeorgji, zgjedhja e saj për TechGirls në ShBA i dha mundësi të fitonte përvoja të reja dhe njohuri të çmuara.

No description available.

Ambicia e saj shkon përtej kësaj; Edesa ëndërron të studiojë Gjenetikën dhe Inteligjencën Artificiale, me dëshirën për të hulumtuar dhe gjetur zgjidhje për sëmundjet dhe mutacionet gjenetike që prekin familjet brez pas brezi. Me vendosmërinë që e karakterizon, ajo është e lindur të arrijë suksese të mëdha.

Me gjithë zemër, i urojmë që çdo dëshirë dhe ambicie e saj të realizohet me sukses!

No description available.No description available.

No description available.No description available.No description available.No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, ka thënë se homologu…