
Edhe 100 mijë euro ndihmë për të prekurit e tërmetit
30 nëntor 2019
| 18:27
Big Market ka zgjedhur të jetë pranë familjeve të prekura nga tërmeti në këto momente, të vështira që po kalojnë.
Duke parë nevojat urgjente që këto familje kanë dhe sa i rëndësishëm është kontributi i gjithsecilit, Big Market i bashkohet thirrjes për të kontribuar në këto ditë të vështira, duke dhuruar 100 000 euro në llogarinë e krijuar për tërmetin.
Gjithashtu ashtu sikundër ka bërë që ditën e parë Big Market me të gjithë rrjetin e dyqaneve të tij është pranë banorëve të prekur nga tërmeti, duke ofruar ndihma materiale dhe ushqimore për t’ua lehtësuar sadopak situatën. Bashkë mundemi – është ajo që shkruan Big Market dhe që përgjegjësinë sociale di ta bëjë mirë!