Edhe 11 raste me Covid-19 në Suharekë, reagon Muharremaj

18 prill 2020 | 23:30

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar edhe për 30 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.

Nga 32 mostra që janë testuar në Komunën e Suharekës, 11 prej tyre kanë dalë pozitive me Covid-19.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se pesë raste janë në Krushicë të Poshtme, tri raste në Suharekë, dy në Reshtan dhe një në Bukosh.

“Ne nuk duhet të ndalemi e të punojmë, që situatën ta mbajmë nën kontroll, e të angazhohemi që të kemi sa më pak raste në të ardhmen. Ju na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi, e ne do t’i kryejmë punët tona institucionale që na takojnë”, ka thënë ai.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka…