Edhe 12 raste të reja të të infektuarve me Covid 19 në Turqi
16 mars 2020
| 08:45
Turqia i ka konfirmuar 12 raste të reja të personave të infektuar me virusin Covid-19, duke e çuar në 18 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, e konfirmoi këtë lajm përmes një postimi në rrjetin “Twitter”.
Ai tha se në mesin e rasteve të reja janë dy persona që kishin kontakt me rastin e parë që u konfirmua në këtë shtet.
Për më tepër, shtatë të infektuarit e tjerë kishin ardhur nga Evropa, ndërsa tre nga Shtetet e Bashkuara, shkruan “Anadolu”.