Edhe 13 të vdekur nga Covidi në Kosovë
24 gusht 2021
| 15:05
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 10.848 testime, 1.901 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar edhe 13 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.999.
Në total numri i rasteve aktive me Covid është 21.922.