Edhe 14 raste të reja me COVID-19

26 prill 2020 | 11:26

14 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në të gjithë Shqipërinë gjatë 24 orëve të fundit. Në Krujë  janë shënuar 9 raste të reja, 4 raste në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së dënimit, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.

Deri në këto momente janë testuar 7 279 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 726 raste. Gjatë 24 orëve të fundit, 7 pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 410.

Aktualisht në Shqipëri 288 janë persona aktivë me COVID-19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 60-vjeçar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej dy javësh në reanimacion, i cili vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese. Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari Shkëlzen Jetishi-Xeni bashkë me grupin e vet sot do…