![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/IMG-20200516-WA0001-0-51-1278-752-1589620492.jpg)
Edhe 17 raste me Covid-19 në Shqipëri
16 maj 2020
| 11:24
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë testuar 306 qytetarë dhe 17 prej tyre kanë rezultuar pozitivë në bërjen e testit për koronavirus.
Mes të testuarve janë 48 veta nga personeli shëndetësor të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë për Covid-19.
Tashmë numri i personave të infektuar ka shkuar në 933.
“Rastet e reja janë të përqendruara në zonën Tiranë-Durrës, përkatësisht 8 në Tirane, 8 në Durrës dhe 1 në Krujë, kryesisht kontakte të rasteve pozitive të mëparshme, por edhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik. Ndërsa të shëruar në 24 orët e fundit janë 9 qytetarë”, ka bërë me dije doktoreshë Rovena Daja Instituti i Shëndetit Publik.
(B. D.: ‘Epoka e re’)