Edhe 17 të vdekur nga Covidi në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publikë dhe privatë me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3 634 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave kanë rezultojnë 781 raste pozitive me Covid-19.
Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes si pasojë e Covidit.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (52, 41 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 79 vjeç), Prizren 2 raste (70, 83 vjeç), Suharekë 2 raste (77, 78 vjeç), Drenas 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (86 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Lipjan 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (21 vjeç), Viti 1 rast (69 vjeç), Vushtrri 1 rast (65 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 84.498 raste nga 397.347 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.803 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 764 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 69.887 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.808.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 243 raste, Ferizaj 76 raste, Gjilan 68 raste, Gjakovë 60 raste, Mitrovicë 44 raste, Pejë 40 raste, Fushë-Kosovë 38 raste, Podujevë 37 raste, Vushtrri 26 raste, Prizren 25 raste, Obiliq 17 raste, Kamenicë 15 raste, Klinë 13 raste, Deçan 12 raste, Suharekë 12 raste, Rahovec 9 raste, Drenas 7 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 6 raste, Lipjan 4 raste, Shtime 4 raste, Viti 4 raste, Graçanicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Junik 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kllokot dhe Novobërdë.