Edhe 23 raste të reja me koronavirus në Pejë
26 prill 2020
| 22:43
Numri i të infektuarve në qytetin e Pejës me koronavirus vazhdon të rritet, kurs sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është konfirmuar se kanë rezultat pozitiv edhe 23 raste të reja, derisa numri i përgjithshëm në ketë komunë shkon në 72.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e tre (23) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: katërmbëdhjetë (14) raste Pejë, pesë (5) raste Nakëll dhe katër (4) raste Bllagajë)”, thuhet n njoftimin e lëshuar nga IKSHPK-ja.
/Epoka e re/